Hotel Amsterdam

Në kompleksin e tij posedon me më shumë se 20 dhoma, të gjitha të rregulluara me standarde të klasit të parë. Të gjitha dhomat janë të pajisura me klimatizim, TV, frigotifer, Jaccuzi, SAT, Internet dhe çdo gjë që ju nevojitet që ju të ndiheni rehatshëm dhe komod në çdo qast.
Caffe bari i rregulluar si askund tjetër dhe me komoditet të jashtëzakonshëm ju ofron që të shijoni kënaqësin që ofrojmë për ju dhe miqët tuaj afarist.
Gjithashtu në kompleksin e Hotelit Amsterdam gjindet edhe disco bari i sapo hapur i cili netët tuaja të kaluara në Hotelin tonë do i bëj të paharruara.
Me organizimet që bëhen në disco barin e Hotelit tonë dhe me artistët që ftohen për argëtimin tuaj do kaloni qaste nga ato që nuk fshihen lehtë nga kujtesa.
Që ne ofrojmë gjithë atë që ju duhet tregon edhe dhoma e Konferencave e cila me një kapacitet të mjaftueshëm vendesh ofron organizimin e tubimeve, mbledhjeve afariste, konferencave, dhe me shërbimin tonë bëjmë që në sytë e miqëve tuaj afarist dhe të biznesit të dukeni më të rëndësishëm.